Moto GP, aksident tragjik, vdes piloti italian Marco Simoncelli

Oct 23, 2011 | 11:38

Aksident tragjik në pistën e Sepangut në Malajzi. Pas një përplasje fatale ka humbur jetën piloti italina, Marco Simoncelli.

Sipas mediave italiane, Marco Simoncelli ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti tragjik në garën për Çmimin e Madh të Malajzisë

në pistën e Sepang, në Moto GP.

Piloti 24-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike në spital, ndërsa pas aksidentit kishte pësuar një atak kardiak.

Gara është anulluar.

© Panorama.al

Te lidhura