Tragjedi në Moto GP, vdes piloti italian Simoncelli

Oct 23, 2011 | 11:22
Marco Simoncelli

MALAJZI- VIDEO* | Aksident tragjik në pistën e Sepangunt në Malajzi. Pas një përplasje fatale ka humbur jetën piloti italian i Hondas, Marco Simoncelli.

Pamjet filmike tregojnë momentin e përplasjes së Simoncellit me Colin Edwards, i cili duke mos mundur të shmanget, i ka kaluar sipër me motorin e tij, ndërsa edhe Valentino Rosi është përfshirë në aksident, por duke mos rrezikuar asgjë.

Piloti 24-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike në spital, ndërsa pas aksidentit kishte pësuar një atak kardiak. Simoncelli ishte në garën e tij të 149 në botëror, ndërsa që prej vitit 2010 garonte për Hondën në Moto GP.

Pas kesaj tragjedia, gara e Sepangut wshtw anulluar.

 

© Panorama.al

Te lidhura