Moti i keq në vend/ Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

Nov 21, 2025 | 20:53

Fshati Sheqeras në Maliq po përballet me situatë kritike pas reshjeve të dendura të shiut, që kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit dytësor që kalon nga fshatrat Orman dhe Pojan.

sheqeras maliq

Fshati ka rrezik të përmbytet, pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.

Prurjet e shumta të ujit kanë shkaktuar shqetësim te banorët, ndërsa në terren ndodhen kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, policia dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses, të cilët po monitorojnë situatën dhe ndërhyjnë për të parandaluar rreziqe më të mëdha.

Banorët raportojnë se ujërat kanë përmbytur tokat bujqësore dhe kanë hyrë deri në oborret e disa banesave.

© Panorama.al

Te lidhura