Një nga tubimet e rralla të mbajtura në Moskë kundër qeverisjes së Putinit ka rezultuar me mbi 20 të arrestuar, pothuajse të gjithë ata që patën guximin të dilnin në shesh. Demonstruesit ishin mbledhur për të protestuar refuzimin e autoriteteve për të regjistruar disa parti opozitare përpara zgjedhjeve parlamentare ruse, që do të mbahen më 4 dhjetor. Policia ndërhyri kur demonstruesit nisën të brohoritnin “Rusia pa Putinin”, duke mbajtur një flamur, në të cilin thuhej se zgjedhjet pa një opozitë ishin krim.











