Morati habit: Faleminderit Inter!

Apr 15, 2011 | 11:41

Asnjë qortim, vetëm elozhe. Masimo Morati i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Ndërsa mendohej që presidenti i Interit ta kritikonte skuadrën pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, ai ka bërë totalisht të kundërtën, duke bërë vetëm falënderime: “Do të doja të falënderoja skuadrën time, të gjithë lojtarët që në vitet e fundit dhe madje edhe në atë aktualin, i kanë dhuruar të gjithë tifozëve interistë, përfshirë edhe mua, shumë gëzim. Për arritjet e tyre ne jemi dhe do të jemi gjithnjë krenarë. Jemi të bindur që do ta rigjejmë forcën dhe cilësinë për të realizuar objektivat prestigjiozë që na kanë mbetur për këtë vit”.

© Panorama.al

Te lidhura