Moment i artë i Interit/ Dimarko “mbret” i asisteve, Lautaro ngjitet në “podiumin” e golashënuesve më të mirë në histori

Feb 8, 2026 | 22:17

Federiko Dimarko po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Interit, duke vendosur standarde të reja në Serinë A. Me 9 asistime në 24 javët e kampionatit, ai ka regjistruar shifrën më të lartë ndonjëherë për një mbrojtës që nga sezoni 2004/05.

HApvkA6XoAA_NWh

Kontributi i tij në fazën ofensive ka qenë vendimtar në lojën e zikaltërve. Saktësia në krosime dhe leximi i situatave e bëjnë Dimarkon një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në këtë sezon.

Paralelisht, klubi feston edhe një tjetër moment historik falë Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka arritur kuotën e 171 golave në të gjitha kompeticionet me Interin. Kjo shifër e ngjit atë në podiumin e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit.

HAp9hEcXEAAY0k6

Në krye të listës qëndron legjenda Xhuzepe Meaca me 284 gola. Pas tij renditet Alesandro Altobelli me 209 gola, ndërsa Roberto Boninsenja ndan vendin e tretë me Lautaron. Këto statistika tregojnë qartë përzierjen perfekte mes historisë, cilësisë dhe ambicies që po karakterizon Interin aktual.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura