Modë e re, para altarit shtatzënë, tani edhe Adelina Thaçi

Oct 1, 2011 | 13:39

Adelina Thaçi nuk është e para këngëtare që martohet duke mbajtur në bark fëmijën e saj të parë. Këngëtarja pritet t’i japë shumë shpejt fund beqarisë, duke u martuar me publicistin Bardhyl Metaj, me të cilin është fejuar para disa muajve dhe janë në pritje të fëmijës së parë. Siç kanë treguar çifti, fëmija është vajzë. Adelina nuk e ka aspak problem që para altarit të dalë me barkun plot, pasi para saj edhe shumë këngëtare të tjera kanë qenë shtatzëna para se të martoheshin. Soni Malaj po bashkjeton me Mirkon në Spanjë, Edona Llalloshi u martua me Gazmend Fejzullahun gjatë kohës kur priste të lindte vajza e tyre Doa, si dhe shumë këngëtare e femra të njohura të ekranit presin të lindin e disa prej tyre kanë lindur, ku të martuara e ku në bashkëjetesë.

© Panorama.al

Te lidhura