“Mjeshtër i Madh” për dinamovitët, Ela Tase dhe Shaban Uka

Oct 28, 2011 | 12:57
Presidenti Topi pas dekorimit të Ela Tases e Shaban Ukës

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi dje me urdhrin “Mjeshtër i Madh” dy emra të shquar të volejbollit shqiptar ndër vite, Ela Tase dhe Shaban Uka, lojtarë të cilët me lojën e tyre tek ekipi i Dinamos, e veçanërisht me përfaqësimin dinjitoz në ndeshjet ndërkombëtare, ngritën peshë zemrat e sportdashësve shqiptarë. Sipas zyrës për shtyp, në ceremoninë e dekorimit të organizuar me këtë rast në mjediset e Presidencës, ishin të pranishëm drejtues të Federatës Shqiptare të Volejbollit, personalitete të shquara të sportit shqiptar, trajnerë, volejbollistë, miq, familjarë dhe kolegë të sportistëve të dekoruar. Pas leximit të dekreteve presidenciale nga sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, në një atmosferë solemne, Presidenti Topi i dorëzoi medaljen e lartë zonjës Ela Tase dhe zotit Shaban Uka në shenjë vlerësimi dhe respekti të thellë për vlerat e paraqitura në sportin e volejbollit, si lojtarë, trajnerë dhe specialistë të mirënjohur e me kontribute të jashtëzakonshme.

© Panorama.al

Te lidhura