Një mjek pakistanez, i cili akuzohet se ka organizuar një program vaksinimi për të ndihmuar CIA-n të gjurmojë dhe vrasë Osama Bin Laden, do të dalë në gjyq për tradhti të lartë. Kështu ka vendosur një komision qeveritar në Pakistan. Një akuzë e tillë mund të ketë edhe dënim me vdekje dhe pritet të shkaktojë një zemërim të madh te zyrtarët amerikanë, të cilët po nxisin vazhdimisht për lirimin e Dr. Shakil Afridi. Por, vazhdimisht përgjigja nga Pakistani ka qenë që SHBA të mos ndërhyjë. Mjeku ka qenë në vëzhgimin e shërbimeve Sekrete Pakistaneze menjëherë pas 2 majit, ku u krye operacioni amerikan që vrau Bin Laden. Agjencia e Shërbimeve Sekrete Pakistaneze u poshtërua, pasi nuk mori asnjë njoftim për operacionin dhe po heton me agresivitet mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje. Fati i mjekut është në varësi të fijes së perit që ndan Shërbimet Sekrete Amerikane dhe ato pakistaneze.











