Ivian Sarkos, 21 vjecarja nga Venezuela, me deshiren e femijerise per t’u bere murgeshe u kurorezua Miss Bota 2011.
21 vjeçarja e cila mbeti pa prindër në moshën 8 vjeçare, ndërsa më vonë u diplomua per Burime Njerezore u shpall fituese e garës vjetore të bukurisë të mbajtur në Londër të dielën.
Ivian ishte gati te behej murgeshe kur ishte 16 vjec dhe jetonte ne jetimore qe nga mosha 8 vjecare.
Fituesja e çmimit të dytë ishte Gvendolin Ruajs nga Filipinet, ndëra në vendin e tretë u radhit Amanda Perez nga Puerto Riko.
Më shumë se 120 vajza të reja nga mbarë bota morën pjesë në “gjykatën e bukurisë” në Londër.
Organizatorët thanë se gara, e cila këtë vit shënoi përvjetorin e saj të 60-të, u transmetua direkt në televizionet e 150 shteteve, ndërsa u përcoll nga një miliardë shikues.
Jashtë ndërtesës ku u zhvillua gara, disa femra protestuan kundër, siç thuhej, seksizmit dhe objektivizimit të femrave në këtë ngjarje vjetore.
© Panorama.al











