Miratohet rezoluta, KiE: Dialog mes partive

Oct 19, 2011 | 11:55

Nisjen urgjente të dialogut mes partive politike dhe bashkëpunim të dukshëm e të frytshëm me tyre.

Ky është mesazhi lëshuar sot nga Këshilli i Europës, fill pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë, ndalur posacërisht për zgjedhjet e majit dhe rekomandimet për to.

Kongresi i Këshillit të Europës miratoi me 88 vota pro raportin e raportuesit të partisë popullore gjermane Volkram Gebel për zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Sipas raportit, zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri ishin demokratike dhe transparente, nderkohe qe vëzhgimi i zgjedhjeve u krye normalisht edhe pse në momentin e numërimit të votave kishte shumë tensione dhe dy palët politikë sollën interpretimet e tyre.

Në senacën e radhës, ku u debatua dhe miratua rezoluta, KiE bëri apel për drejtuesit e partive dhe për maturi për ecurinë e mëteshme të Shqipërisë në rrugën integruese.

Këshilli i Europës shpreh keqardhje për mungesën e dialogut politik të nevojshëm dhe thekson se partitë politike dështuan në përmbushjen e detyrimeve të tyre për menaxhimin sic duhet të zgjedhjeve. Mes rekomandimeve numerohen disa pika.

KiE i bën thirrje autoriteteve lokale dhe rajonale shqiptare të promovojnë kushtet për një dialog me të mirë politik mes tyre, me qëllimin për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive, qe përbën dhe komponentin kryesor të qeverisjes së mirë.

Se dyti, KiE konfirmon gatishmërinë e tij për të kontribuar si një forum politik që të ngrejë dhe implementojë një plan veprimi post zgjedhor të Këshillit të Europës.
Ai vendos të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin me zyrën e OSBE-se dhe ODIHR-it në kuadër të një plani gjithëpërfshirës dhe të harmonizuar.
Nje tjeter pike e rendesishme eshte edhe kerkesa drejtuar Komitetit Monitorues të konsiderojë rezultatet e misionit vëzhgues në përgatitjen e raportit monitorues të demokracisë lokale dhe rajonale në Shqiperi, të planifikuar për vitin e ardhshëm.

© Panorama.al

Te lidhura