Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ministrja Spiropali zbardh agjendën e diskutimit me Kryetarin e Kuvendit të Izraelit.
Spiropali bën me dije se gjatë bisedës u ndalën te idetë dhe projektet e partneritetit ndërshtetëror që krijon më shumë mundësi për popujt tanë, në të gjitha fushat.
Gjithashtu Spiropali njofton se falenderoi gjithashtu zyrtarët e shtetit të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës.
“Këtë herë u ndalëm gjatë te idetë dhe projektet e partneritetit ndërshtetëror që krijon më shumë mundësi për popujt tanë, në të gjitha fushat.
Gjatë kësaj vizite, falenderova gjithashtu zyrtarët e shtetit të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, me besimin për t’i parë të dy vendet të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet mes tyre”, shkruan Spiropali.
Postimi i plotë i ministres Elisa Spiropali
“Jeruzalem – Gjithmonë kënaqësi ritakimi me Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, mikun Amir Ohana, me të cilin më herët kemi bashkëndarë vizionin për rienergjizimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy Kuvendeve.
Këtë herë u ndalëm gjatë te idetë dhe projektet e partneritetit ndërshtetëror që krijon më shumë mundësi për popujt tanë, në të gjitha fushat.
Gjatë kësaj vizite, falenderova gjithashtu zyrtarët e shtetit të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, me besimin për t’i parë të dy vendet të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet mes tyre.”











