TIRANE- Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki ndodhet per nje vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto.
Takimi i pare eshte bere pikerisht me Haxhinaston, e me tej eshte dhene nje konference e perbashket per shtyp.
Perpos ndaljes ne rritjen e bahskepunimit mes dy vendeve, ne nive ekonomik, lehtesimin e procedurave te kalimit kufitar dy diplomatet jane perqendruar edhe ne procesin e regjistrimit te popullise qe ka nisur paralelisht ne dy vendet.
Haxhinasto, duke vleresuar rendesine e madhe te censusit ka deklaruar se ai do te jape te dhena reale per minoritetet ne vendin tone.
“Mendoj se procesi i censusit ofron të gjithë hapsirën dhe garancinë e nevojshme që rezultati të jetë në përputhje të plotë me realitetin e minoriteve në Shqipëri. Cdo pretendim i kundërt me këtë ka një ndikim të fortë politik, i panevojshëm dhe i parëndësishëm,”- deklaroi Haxhinasto
Kjo është vizita e radhës e ministrit Popovski në kuadër të turneut të tij Ballkanik, të nisur që nga marrja e detyrës para tre muajve.
Bashkëpunimi dypalësh, integrimet e përbashkëta euroatlantike si dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët, do të jenë temat e takimit midis ministrave Haxhinasto dhe Poposki.
Gjithashtu siç bëhet e ditur nga MPJ në Shkup, Poposki do të shtrojë edhe çështjen e bojkotit të regjistrimit nga ana e pakicës maqedonase në Shqipëri dhe do të tentojë arritjen e një zgjidhje.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ai ka paraparë takime me komunitetin pakicë maqedonas dhe takime tjera.
© Panorama.al











