Në kuadër të bisedimeve që po zhvillohen mes Hungarisë dhe Rusisë, ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në “respekt të ndërsjellë” dhe se Hungaria ndjek një politikë të jashtme sovrane.
Ai shtoi gjithashtu se Rusia do të furnizojë Hungarinë me naftë të papërpunuar dhe gaz natyror sipas kontratave ekzistuese.
Presidenti rus Vladimir Putin priti kryeministrin Viktor Orbán në Moskë këtë të premte, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i një vendi anëtar të BE-së dhe NATO-s.
Putin u shpreh se do të ishte edhe më i kënaqur nëse Budapesti do të organizonte një samit Rusi–SHBA me pjesëmarrjen e presidentit Donald Trump.
© Panorama.al












