Ka qenë një nga debatet që tashmë jemi mësuar ta shohim në kanalin T në Digitalb, në emision “Femra të lira”, ku katër personazhe të njohura femra prezantojnë së bashku një program me debate. Dhe në emisionin e fundit, ku si zakonisht ato intervistojnë si në një kafe një të ftuar special, këtë herë ka qenë analisti Henri Çili, njëkohësisht administrator i Universitetit Europian të Tiranës. Pas diskutimeve të ndryshme me aktoret Elvira Diamanti dhe Monika Lubonja, poeten Mimoza Ahmeti, dhe politologen Mirela Bogdani, në një moment Moza Ahmeti e cila shquhet për natyrën e saj ekzibicioniste dhe komunikim pa tabu në ekran, ka pohuar se në këto momente ishte një femër e papunë. Kësaj deklarate i është përgjigjur drejtpërdrejt në emision Çili, i cili i ka ofruar asaj një punë, pranë universitetit apo gazetës së tij. Moza Ahmeti është një nga personazhet femra më të veçanta, që e ka provuar veten jo vetëm në fushën e letrave, por edhe në politikë e muzikë. Së fundi, ajo hyri në një konkurrim personazhesh VIP, që e sfidonin njëri-tjetrin në garën e kërcimit.











