Me siguri që nata e mbrëmshme i ka dhuruar më shumë ethe dhe emocion Mimoza Ahmetit. Ajo ishte në “Dance off” së bashku me Hervin Çulin, por arriti të shpëtojë, duke iu dhënë mundësia që të vazhdojë garën. Pritet të shihet se sa do ta stimulojë ky fakt Mimozën për t’u përmirësuar akoma më shumë në kërcim, ndërkohë që siç duket edhe nga fotot në backstage, Mimoza paraqitet shumë e sfilituar nga gara dhe nga emocionet sigurisht.











