
Ajo nuk mori një statujë të Grammy këtë të dielë, por siç duket Miley Cyrus ka gjetur diçka interesante për të treguar talentin e saj.
Ajo është bërë pjesë e një filmi artistic “Tongue Tied” që do prezantohet në NYC Porn Film Festival.
Këngëtarja 22 vjeçare ka lënë pak vend imagjinatës në një video të nxehtë ku shfaqet e zhveshur duke mbuluar me shiritë të zinj pjesët intime.
Drejtuesi i këtij festivali Simon Leahy ka thënë për “New York Post”:
“Ajo po bëhet një artiste komteporane çdo ditë e më shumë”.
Në këtë video të filmuar Miley shfaqet duke bërë manovra akrobacish me trupin e saj të lyer.
© Panorama.al













