Mile: Fitore heroike, jemi të shpëtuar

Apr 16, 2011 | 13:43

Trajneri i Shkumbinit, Kristaq Mile, ka konfirmuar mbijetesën e skuadrës së tij në Superiore. “Natyrisht këtu dua të falënderoj edhe tifozët, të cilët na mbështetën gjatë gjithë takimit. Një falënderim special shkon edhe për dy presidentët tanë, z.Rrushi dhe z.Sula, të cilën na kanë qëndruar gjithnjë pranë. Me këtë rezultat unë gjykoj se Shkumbini është tashmë i shpëtuar. Të them të vërtetën, nuk e pata bërë asnjëherë si problem qëndrimin e ekipit mes më të mirëve, kjo pasi e dija që skuadra kishte elementë cilësorë, të cilët i njihja që vitin e kaluar kur e drejtova këtë skuadër. Pesë javë nga fundi i kampionatit, le të themi që 70 për qind e objektivit primar, pra mbijetesa, është arritur”, ka pohuar në fund të ndeshjes Mile.

© Panorama.al

Te lidhura