Barcelona fiton në Milano, Çelsi përmbyset nga Leverkuseni, ndërsa qipriotët e APOEL Nikosia festojnë kualifikimin historik për në 1/8 e finaleve të Kupës së Kampioneve.
Nuk mungoi spektakli në “San Siro”, por sipas parashikimeve të bëra nga analistët, fitoi skuadra e konsideruar si favorite: Barcelona. Edhe pse Milani i Masimiliano Alegrit u mundua të luante si i barabartë përballë 11-shes, me shumë mungesa për të thënë të vërtetën, të Pep Guardiolës, përsëri nuk arriti që të merrte një fitore. Madje kuqezinjtë e nisën mjaft keq ndeshjen duke u falur një gol blaugranave, pasi holandezi Mark van Bomel shënoi në portën e vet. Sakaq, në skenë doli Ibrahimoviç, i cili kërkoi me çdo kusht që të hakmerrej ndaj ish-skuadrës së tij, por arriti thjesht të realizonte golin e barazimit të përkohshëm. Më pas Lionel Mesi ktheu në gol një penallti, e cila u gjuajt dy herë, pasi argjentinasi ndaloi dukshëm te topi para se ta godiste për në portë. Sakaq, edhe në gjuajtjen e dytë, “Topi i Artë” nuk gaboi duke shënuar golin e tij të parë ndaj një skuadre italiane në Itali. Në pjesën e dytë Milani arriti të barazonte falë Kevin Princ Boateng, por një vertikalizim i Mesit në zonën e Milanit nxori Ksavin të lirë, i cili nuk gaboi duke i dhënë golin e fitores Barcelonës. “Tragjedi” mund të thuhet për Çelsin në Gjermani. Blutë e Londrës humbën edhe në Champions (pas humbjes në kampionat me Liverpulin), duke shtuar më shumë kaosin. Madje skuadra e Vilas Boas kaloi e para në avantazh, por nuk arriti që ta ruante këtë rezultat duke u ndëshkuar dy herë. Fitore të rëndësishme në transfertë sigloi Olimpiakosi i Pireut në Francë ndaj Marsejës, por edhe Porto në Ukrainë ndaj Shaktar Donetsk, por të drejtën më legjitime për të festuar dje e kanë pasur qipriotët e APEL Nikosi, të cilët arritën që të barazonin në fushën e Zenitit duke u kualifikuar matematikisht, një javë para kohe, për në 1/8 e finaleve të Kupës së Kampioneve. Kjo është hera e parë që një skuadër qipriote arrin në një nivel kaq të lartë. Sakaq, duhet përmendur se kjo skuadër e ka nisur rrugëtimin e vet nga turi i dytë para-eliminator, kur eliminonte Skënderbeun e Korçës (2-0 në Korçë, 4-0 në Nikosia).
Vilanova
FIFA nuk i ka lejuar dje lojtarët e Barcelonës që në ndeshjen me Milanin të paraqiteshin me mbishkrime në mbështetje të zv.trajnerit të tyre, Tito Vilanova. Ky i fundit është diagnostikuar me kancer dhe lojtarët donin që t’i jepnin një mbështetje morale. Por, duke qenë se një gjë të tillë FIFA e ka ndaluar edhe në raste të tjera, edhe këtë herë refuzoi që t’u jepte leje lojtarëve të Barçës.
Champions League
Grupi A/ Të martën
Bajern-Vilareal 3-1
Shënues: Riberi 3′, 69′, Gomez 24’/ Guzman 50′
Napoli-Man.Siti 2-1
Shënues: Kavani 17′, 49’/ Baloteli 33′
Renditja – Bajern 13 pikë, i kualifikuar; Napoli 8 pikë; Mançester Siti 7 pikë; Vilareal 0 pikë.
Grupi B/ Të martën
CSKA Moskë-Lilë 0-2
Shënues: V.Berezutski 49′(autg), Sou 64′
Trabzonspor-Inter 1-1
Shënues: Alvarez 18’/ H.Altintop 23′
Renditja – Inter 10 pikë, i kualifikuar; Lila 8 pikë; Trabzonspori 6 pikë; CSKA Moskë 5 pikë.
Grupi C/ Të martën
Mançester-Benfika 2-2
Shënues: Berbatov 30′, Fletçer 59’/ Xhons 3′ (autg), Aimar 61′
Otelul Galati-Bazel 2-3
Shënues: Giurgiu 76′, Antal 81’/ F.Frei 10′, A.Frei 14′, Streler 37′
Renditja – Mançester 9 pikë; Benfika 9 pikë; Bazel 8 pikë; Otelul 0 pikë.
Grupi D/ Të martën
Lion-Ajaks 0-0
Real Madrid-D.Zagreb 6-2
Shënues: Benzema 2′, 69′, Kalejon 6′, 49′, Higuain 9′, Ozil 20’/ Beqiraj 81′, Tomeçak 90′
Renditja – Real Madrid 15 pikë, i kualifikuar; Ajaks 8 pikë; Lioni 5 pikë; Dinamo Zagreb 0 pikë.
Grupi E/ Mbrëmë
Leverkusen-Çelsi 2-1
Shënues: Derdijok 73′, Friedrih 90’/ Drogba 49′
Valencia-Genk 7-0
Shënues: Xhonas 10′, Soldado 13′, 36′, 40′, Hernandez 68′, Aduriz 70′, T.Kosta 81′
Renditja – Leverkusen 9 pikë, Çelsi dhe Valencia nga 8 pikë, Genk 2 pikë.
Grupi F/ Mbrëmë
Arsenal-Dortmund 2-1
Shënues: Van Persie 49′, 86’/ Kagava 90′
Marsejë-Olimpiakos 0-1
Shënues: Fetfatzidis 82′
Renditja – Arsenal 11 pikë, i kualifikuar; Marseja 7 pikë, Olimpiakos 6 pikë, Dortmundi 4 pikë.
Grupi G/ Mbrëmë
Zenit-APOEL 0-0
Shaktar-FC Porto 0-2
Shënues: Hulk 79′, Rat 90′ (autg)
Renditja – APOEL 10 pikë, i kualifikuar; Zenit 9 pikë, Porto 7 pikë, Shaktar Donetsk 2 pikë.
Grupi H/ Mbrëmë
BATE-Viktoria Plzen 0-1
Shënues: Bakos 42′
Milan-Barcelona 2-3
Shënues: Ibrahimoviç 20′, Boateng 54’/ Van Bomel 14′ (autg), Mesi 31′ (p), Ksavi 63′
Renditja – Barcelona 13 pikë, e kualifikuar; Milan 8 pikë, i kualifikuar; Viktoria Plzen 4 pikë, BATE 2 pikë.











