Michelle, si je veshur kështu?

Zonja e parë e Amerikës, ka preferuar që ta bëj vetë pazarin për familjen në supërmerkat. Për t’i shpëtuar objektivit të paparacëve, ka tentuar të kamuflohet disi duke përdorur syze të mëdha dielli
dhe kapele. Epo, edhe më të mëdhenjtë e më të fuqishmit ndonjëherë qëllon që të zihen me dollapin. Është e dukshme që i ka ndodhur edhe Michelle Obamës, me një sajim shumë të zorshëm, sidomos krahasuar me daljet e saj të përhershme në publik. Këmishë me lule, kapele sporti dhe syze që nuk kanë lidhje me asnjërën nga të dyja.
Por ndoshta zonja e parë- që çuditërisht është parë të qarkullojë si rrallë herë edhe pa truprojë- e ka patur të qëllimshme këtë sajesë, për t’i shpëtuar vëmendjes së paparacëve & co. Siç e shihni nuk ia doli, kështu që Michelë, rregulloi marrëdhëniet me dollapin, nuk të eci grindja. Sepse është absolutisht e vërtetë, secili prej nesh e ka vënë re që nëpër të gjitha takimet institucionale, Michelle është e pagabueshme.











