Meta kujton ndërtimin e “Llogara-Palasë” me forcat e xhenjos: Përdoreni këtë rrugë aq panoramike! Tuneli i pasigurt i Ballukut u bë me korrupsion skizofrenik

Nov 26, 2025 | 18:56

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti Ilir Meta ka kujtuar ndërtimin e rrugës Llogara-Palasë me forcat e xhenjos përpara 25 vitesh, gjatë kohës që ishte kryeministër.

meta balluku llogara

Meta thekson se kjo rrugë e ndërtuar në kohë rekord, dha nzhvillim ekonomik e turistik bregdetit të jugut.

Sakaq, fton të gjithë qytetarët ta përdorin këtë aks panoramik dhe të evitojnë deri në kolaudim Tunelin e Llogarasë, ndërtuar me çmime skizofrenike korrupsioni.


Postimi i Metës:

Në 25-vjetorin e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Llogara-Palasë (4 nëntor 2000 – 26 prill 2001), kujtoj me mirënjohje dhe përshëndes të gjithë ekipin e batalionit të xhenjos të Forcave të Armatosura, që me kontributin historik dhe sakrificat e tyre realizuan një investim të paharrueshëm duke u hapur për herë të parë një rrugë shprese e zhvillimi turistik dhe ekonomik perlave të bregdetit të Jugut, nga Dhërmiu, Jala, Vunoi, Himara e deri në Sarandë.

Me këtë rast, i ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që për arsye sigurie, deri në kolaudimin e Tunelit të Llogarasë të vazhdojnë të përdorin këtë rrugë aq të bukur panoramike dhe njëherazi shumë të sigurtë, që u ndërtua me kontributin e ushtrisë dhe me kosto minimale për taksat e shqiptarëve.

Edhe sot e kësaj dite kjo rruge vijon të mbetet shume solide, e sigurtë dhe cilësore si një pasqyrë përballë investimeve të Qeverisë së sotme, me çmime skizifrenike korruptive dhe shumë të pasigurta, që “zhduku” (vodhi) edhe urat e Tunelit të Llogarasë.

© Panorama.al

Te lidhura