KORCE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta perserit nga Korça apelin per nisjen e shpejte te reformes zgjedhore, qe sipas tij, duhet te ishte mbylluar qe para zgjedhjeve te 8 majit.
Gjate nje takimi me strukturat e LSI-se ne kete qytet, Meta ritheksoi angazhimin e partise se tij per bashkepunim ne kuader te integrimin, duke kerkuar gjithashtu edhe pjesemarrjen e partive te tjera.
Sipas tij, BE ne deklaratat e dhena i ka lene te qarta mesazhet, ndaj palet nuk kane c’te presin me, por te nisin bashkepunimin.
Krahas kesaj, Meta ka kujtuar se ne Kuvend kane mbetur pa u miratuar nje sere ligjesh te rendesishem e te domosdoshem per integrimin e vendit, per te cilet duhet gjetur sa me pare rruga e dialogut.
© Panorama.al











