Mesfushori i Kombëtares ndryshon ekip në Seria A, kryen vizitat mjekësore pasi doli jashtë planeve te pretendentët

Jul 24, 2026 | 16:40

Luis Hasa po kryen testet mjekësore tek Frosinone. Ky është lajmi i fundit i raportuar nga Xhanluka Di Marcio në Itali, që konfirmon largimin nga Napoli.

luis hasa

Hasa ishte për herë të fundit pjesë e Karrarezes në Serinë B. Aty ku qëndroi i huazuar dhe bëri mjaft mirë.

Mesfushori ndërkohë do të luajë në Seria A, pikërisht te Frosinone që ia doli të rikthehet në elitë. Trajneri Masimiliano Alegri nuk e kishte në plane pasi nuk e përfshiu në miqësoren e fundit.

Hasa është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga qershori. Trajneri Maran madje i dha mundësinë për të debutuar.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura