Mërgjyshi: Situatë e keqe, por ia dalim

Apr 25, 2011 | 11:52

Trajneri i Dinamos, Artan Mërgjyshi, pas barazimit të djeshëm me Bylisin, ka deklaruar se tani skuadra e tij është e rrezikuar seriozisht për të dalë nga kategoria. Megjithatë, ai mendon se skuadra ka forca për të dalë nga kjo situatë. “Skuadra, pavarësisht dëshpërimit, tregoi shpirt. Ajo ka forca për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet. Skuadra harxhoi mjaft energji, por luajti pa mendim. Ishim tepër konfuzë, plus që në këto situata nuk jemi as të qetë. Sidoqoftë, asgjë nuk ka përfunduar, shpresojmë të marrim pikë mbijetese. Jemi seriozisht të rrezikuar, ndaj duhet të gjejmë forca”, theksoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura