Meksikë: Skandali, 109 të dopuar në Botërorin U-17

Oct 19, 2011 | 13:24

Më shumë se 100 lojtarë të Botërorit të 17-vjeçarëve, zhvilluar në Meksikë, kanë rezultuar pozitivë ndaj substancave të ndaluara. FIFA njoftoi se në testet e bëra gjatë muajve qershor-korrik, kohë që përkon me Kupën e Botës të luajtur në Meksikë, janë kryer 208 teste rutinë antidoping. Në 109 prej provëzave të gjakut të futbollistëve është gjetur substanca e ndaluar Klenbuteroli. Kjo është një shifër alarmante, sepse e përkthyer ndryshe do të thotë se 52.4% e futbollistëve që luajtën në këtë turne ishin të dopuar. Autoritetet meksikane kanë pranuar se substanca që është gjetur në gjakun e lojtarëve është marrë përmes mishit të kuq, i cili rëndom rritet me steroide. Në fakt, lojtarët e përfaqësueses meksikane, e cila u shpall fituese e kupës, rezultuan që të gjithë negativë për shkak se dieta e tyre ishte 100% vegjetariane.

© Panorama.al

Te lidhura