Vritet Muamar Gedafi, publikohet fotoja e parë

Oct 20, 2011 | 14:37
Muamar Gedafi i vrarë

Këshilli Tranzitor i Libisë ka konfirmuar vrasjen e Muamar Gedafit, ndërkohë që ka raportime të ndryshme lidhur me mënyrën se si ai është vrarë.

Trupi i tij është dërguar në Misrata, ndërsa mësohet se forcat rebele do të lejojnë që trupi i vdekur i Gedafit të filmohet nga mediat ndërkombëtare.

Tashmë në internet është hedhur edhe fotoja e parë ku tregohet koloneli i vrarë.

Gadafi kapet në Sirte, Al Jazira: Ka vdekur

Pas lajmit per kapjen e presidentit te dëbuar te Libise, Maumer Gadafi, te tjera lajme per vdekjen e tij nga televizonet e huaja.

Al Jazira ka raportuar se fundi se Gadafi ka vdekur gjate shkembimit te zjarrit mes tij dhe forcave rebele.

Thirrja e fundit e tij ka qene “Mos qelloni”.

Nderkohe qe nje televizion libian ben me dije se ai ka vdekur pasi  ka marre nje goditje ne koke.

Lajmi per kapjen e tij eshte transportuar nga mediat e tjera, CNN dhe BBC, por as njera e as tjetra  nuk kanë mundur të konfirmojnë raportet në fjalë.

Kohë më parë, komandatët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, i tha Reutersit se “është liruar Sirte” dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të ikin.

Një komandat tjetër i frontit, Husein Abdel Salam, i tha AFP-së se forcat e tij “janë duke e zbatuar një operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë.

© Panorama.al

Te lidhura