Në Konferencën për Drejtën e Informimit, kryeministri Rama i konsideroi mediat si “gotë gjysmë bosh”. Ka qenë gazetarja Eglantina Bardhi që ka replikuar me kreun e qeverisë, duke i thënë më mirë kështu, sesa ‘kazan’.
Ndërkohë Rama iu përgjigj që ai tërm ka qenë i vitit 2017 dhe që prej atëherë nuk e ka përdorur më. Por sipas tij ka ngelur në mendje dhe ai ka qenë qëllimi.
Rama u shpreh se nuk do kete penalizime per shpifje per gazetarët, ndërsa për politikanët po, ata sipas kryeministrit do te përballen me denime.
“Një gjë që do vlente është për formulimin e nenit për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, jo për politikanët dhe jo për të zgjedhurit. Kush zgjidhet nga populli duhet të dënohet nëse shpif. Kjo është bindja jonë. Kush punon për të informuar popullin për ne të zgjedhurit duhet të shpifë pa u dënuar”, tha Rama.
Eglantina Bardhi: Mendoj se ishit më mirë se vitet e tjera me gotë dhe jo me terma zi “kazan”.
Edi Rama: Kazani është një term i viti i 2017, ngaqë ka qenë një term i duhur ju ka mbetur në mendje. Ky ka qenë edhe qëllimi që t’ju mbetet në mendje. Unë nuk e kam përmendur më, por ka mbetur në mendje. Po të pyesësh popullin shqiptar, e konfirmon edhe sot, natyrisht nuk është e gjitha kazan., Por më mirë ta mbyllim këtë tani.
Një gjë që do vlente është për formulimin e nenit për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, jo për politikanët dhe jo për të zgjedhurit. Kush zgjidhet nga populli duhet të dënohet nëse shpif. Kjo është bindja jonë. Kush punon për të informuar popullin për ne të zgjedhurit duhet të shpifë pa u dënuar.
© Panorama.al











