“Më kërcënojnë familjen”- Agron Shehaj: Nuk kam asgjë për të fshehur, Balla le të më çojë në SPAK! Pasuria ime është transparente! Këta justifikohen se kanë gratë e pasura

Jul 28, 2026 | 15:21

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj  thotë se pasuria e tij është transparente dhe nuk ka asgjë për të fshehur.

agron shehaj 1

I ftuar në News24, ai deklaroi se nuk trembet nga kërcënimet që i bëjnë familjes së tij, ndërsa thekson se këto kërcënime bëhen nga persona që janë futur në politikë me xhepa bosh dhe janë bërë milionerë.

“Unë nuk besoj se në parlament ka një deputet që ka deklaruar në mënyrë të pastër gjithçka që posedon. Gjithçka që kam e kam me punë të ndershme.

Janë thjesht kërcënime, të llojit që ‘do merremi me dy’. Kërcënime që vijnë nga njerëz që janë futur në politike me xhepat bosh dhe janë bërë milionara falë politikës. Janë kërcënime që nuk kanë për të arritur asgjë.

Taulanti del, nxjerr dy letra dhe thotë do shkojë në SPAK. Po le të shkojë në SPAK, unë skam asgjë për të fshehur. Çdo gjë e kam transparente. Nuk kam çfarë të fsheh. Fëmijët e mi kanë një shtëpi në plazh ku shkojnë dhe unë e them se cila është. Kurse këta ke 140 deputetë janë të gjithë me një shtëpi dhomë e kuzhinë, këta nuk vënë në plazh, nuk kanë makina, edhe ato që kanë i kanë me kredi, disa prej tyre kanë bashkëshortet e pasura. Kjo është moda që kanë gjetur të justifikohen.

Merret Balla me pronat e mia. Po Balla nuk e di që Rama ka një vilë 1000 metra katror, 4 godina dhe ka deklaruar që vlejnë 400 mijë euro?! Po nuk e dinë të gjitha që Balla ka deklaruar një apartament me vlerë qesharake ndërkohë që jeton në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës. E dinë të gjithë se çfarë jetë bën Taulant Balla”, tha Shehaj.

Sipas tij, Balla dhe Rama i përkasin të kaluarës, ndërsa shqiptarët  duhet të mendojmë për të ardhmen.

“Nuk duhet të ndikohemi as nga kërcënimet se gjoja do më cojnë në SPAK, as nga kërcënimet se gjoja do më gjejnë mua, venë dhe kërcënojnë familjarët. Nuk ka shans. Këta venë të gjithë përballë SPAK dhe janë të terrorizuar mua me vërsulin Ulsi Manjën dhe Sekretariatin e Etikës”, deklaroi ndër të tjera Shehaj.

© Panorama.al

Te lidhura