Me flamuj dhe veshje kuqezi, shqiptarët e Gjenovës mbushin sheshin në protestë: Rama jepe dorëheqjen! Nuk duhet të heshtim më për të drejtat tona

Jun 21, 2026 | 19:38

Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

shqiptaret gjenova

Shqiptarët atje mbushin një prej shesheve të qytetit italian teksa në një podium të improvizuar mbajtën dhe fjalime.

Teksa në Tiranë zhvillohet protesta e 22-të masive kundër qeverisë, shqiptarët e Italisë i kanë kërkuar Ramës të japë dorëheqjen. Ata u shprehën se shqiptarët nuk duhet të heshtin më për të drejtat e tyre të mohuara.

© Panorama.al

Te lidhura