Më e shëndosha e planetit, gruaja 330 kg gjen dashurinë

Nov 22, 2011 | 14:51

LONDËR – Pauline Potter peshon tashme 330 kilogramë, duke u klasifikuar si gruaja më e shëndoshë në botë. E mbërritur në pikën kritike të mosbesimit, duke menduar se në këtë gjendje nuk do ta dojë askush, ka ndodhur e papritura. Pas divorcit tre vite më parë, shtoi rrufeshëm në peshë, duke u bërë gruaja më e shëndoshë e planetit.

Po pikërisht në ditën e Guinness, kur gjithë bota e njohu dhe fotografia e saj bëri xhiron e Web-eve, erdhi dhe ndryshimi i jetës së saj. Trokiti sërish dashuria, ritakoi burrin dhe tashmë të dy janë të lumtur e të kënaqur. “Që ditën e parë që u kthyem bashkë, bëjmë seks 6 herë në 24 orë”- betohen të dy.

Burri nuk ankohet për peshën. “Edhe pse një nga këmbët e Paulinës peshon më shumë se unë, jemi në gjendje të pozicionohemi, pa asnjë problem. Është e rrezikshme për ne, pasi në cdo moment mund të shembet krevati dhe kjo mund të jetë me pasoja për një ose të dy”- thotë burri.

© Panorama.al

Te lidhura