Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Dibra i ka bërë thirrje qytetarëve të ndëshkojnë me votë kryeministrin Rama dhe ministrat e tij.

Teksa i ka akuzuar për vjedhje, Berisha tha se Rama tashmë po kërkon të mbuloj vjedhjet e ministrave, dhe zv.kryeministres Belinda Ballukut.
“Rama tani do të mbuloj vjedhjet e tij, të ministrave, të Lubisë, që për të larë menderen e makinës së saj shqezon 10 milion euro në muaj. Nuk kisha dëgjuar kurrë në jetën time”, tha Berisha.
Berisha u tha qytetarëve “që më 11 maj, me votë do hapin një epokë të re për Shqipërinë”.
Berisha: Rama tani do të mbuloj vjedhjet e tij, të ministrave, të Lubisë, që për të larë menderen e makinës së saj shqezon 10 milion euro në muaj. Nuk kisha dëgjuar kurrë në jetën time.
Janë njerëz që ju urrejnë juve, ndaj t’i ndëshkomë më 11 maj me votën tonë. E vërteta është që më 11 maj, me votën tuaj më 11 maj hapni një epokë të re për Shqipërinë, ju 12 vite e patë që Edi Rama, i cili p0remtoi shëndetësi falas, krijoj shëndetësi më ryshfetin më të lartë pune.
Premtoi 300 mijë vende pune, përzuri mbi 1 milion shqiptarë. Ushqimet në vend janë mbi mesataren e çmimeve në BE.
© Panorama.al











