Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin me ndjekësit e tij në Facebook, është shprehur se me 11 maj shqiptarët do jenë sipas tij para dy zgjedhjesh.
“Zgjedhja që ke në 11 maj është midis BE dhe kënetës. Ose me ne në BE ose me bufin në kënetë”, tha ai teksa i përgjigjej një prej komentuesve, duke iu referuar me epitetin ‘buf’ kreu të PD-së, Sali Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, ata që do zgjedhin të votojnë PD do kenë të sigurtë që do jenë me humbësit dhe se do hyjnë në borxh me veten dhe familjen e tyre.
“Me bufin në kënetë e ke të sigurte që je më humbësit. Me bufin në kënetë do hysh në borxh me veten si shqiptar, me fëmijët, prindërit e tu, se të gjithë atyre u duhet shtëpia në BE”, tha Rama.
Rama: Edhe kapaku, edhe kusia dhe këneta janë fjalë shqipe që tregojnë thelbin ku duhet të fokusohesh ti. Zgjedhja që ke në 11 maj është midis BE dhe kënetës. Ose me ne në BE ose me bufin në kënetë. Me bufin në kënetë e ke të sigurte që je më humbësit. Me bufin në kënetë do hysh në borxh me veten si shqiptar, me fëmijët, prindërit e tu, se të gjithë atyre u duhet shtëpia në BE.
Me Shqipërinë në BE ne garantojmë tre gjera kryesore, garantojmë të mos ketë mungesë të lirisë individuale, sundimi i ligjit të mos jetë më në diskutim dhe garantojmë standarde demokratike të jetesës, të mos u prek më askush.
© Panorama.al











