Përfundon mbledhja e gjyqtarëve të Shqipërisë. Magjistratët bëjnë përgjegjës pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ për mangësitë në sigurinë e gjykatave, që solli edhe vrasjen më 6 tetor të gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Gjyqtarët kërkuan strategji kombëare, platformë sigurie, rritje të masave të sigurisë, pajisje me kamera he detektorë të të gjitha gjykatave, ndryshimin dhe forcimin e ligjeve dhe shtimin e organikës.
Gjithashtu edhe statusin dëshmor të gjyqtarit Astrit Kalaja.
“Ngarkesë, mungesë kushtesh dhe pasiguri, Institucionet të veprojnë dhe të mos heshtin. Pushteti ekzekutiv dhe legjislativ të marri përgjegjësi deh të veprojë. Siguria në gjykata është kushte për ekzistencën e të drejtës. Mbledhja e gjyqtarëve shpreh vullnetin si më poshtë.
-Sigurinë e gjykatave
-Platformë kombëtare për sigurinë nga institucionet
-Ndërhyrje e menjëhershme ligjore për sigurinë
-Strategji kombëtare për gjendjen dhe punën e gjykatave
-Pajisja e të gjitha gjykatave me kamera e detektorë
-Masa konkrete për garantimin e sigurisë dhe respektit.
-Njohja e statusit të dëshmorit për gjyqtarin Astrit Kalanë”.
Ndërsa kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, teksa mbështeti vendimet dhe kërkesat e Këshillit Gjyqësor, vuri theksin te rritja e masave të sigurisë ndaj gjyqtarëve dhe institucioneve të drejtësisë, që ngjarje të rënda të mos përsëriten më.
Ndërsa kërkoi respekt për togat e zeza, Sadushi tha se drejtësia do vijojë të bëjë punën e saj e pandikuar.
© Panorama.al












