
TIRANE- Shtyhet pretenca per dosjen “Gerdeci”. Ne seancen e sotme, prokuroret kane kerkuar edhe dy jave kohe per te pergatitur dhenien e pretences.
Kerkesen per me shume kohe, prokurorët e argumentuan me faktin se cështja është tepër voluminoze dhe po ashtu dhe numri i të pandehurve të kësaj cështje.
Trupi gjukues pranoi kerkesen per shtyrje afati, duke percaktuar keshtu daten 17 tetor si kohen e dhenies se pretences.
Gjykimi i shumëpërfolur ndaj të akuzuarve si përgjegjës për “tragjedinë e Gërdecit”, i nisur në korrik të vitit 2009, në Gjykatën e Tiranës, ka hyrë në fazën përfundimtare.
Treshja gjyqësore që po shqyrton këtë dosje, pas afro 180 seancash, mbylli nje seance me pare shqyrtimin gjyqësor dhe i dha kohë prokurorisë për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
Në këtë seancë, trupa gjykuese do të njihet me qëndrimet e akuzës dhe kërkesat për fajësi apo jo ndaj 29 të pandehurve, mes të cilëve, biznesmenit Mihal Delijorgji, ish-drejtorit të fabrikës së demontimit, Dritan Minxolli dhe ish-kreut të MEICO-s, Ylli Pinari.
Por, ndonëse e mbërritur në këtë fazë, treshja gjykuese u përball me kërkesën e një prej mbrojtësve për “përjashtimin” e tyre si gjykues të dosjes. Mosndërprerja e seancës dhe vijimi i saj edhe pas kësaj kërkesë, revoltoi avokatët, të cilët u larguan nga salla. Nga shperthimi ne Gerdec humben jeten 26 persona, u gjymtuan 300 te tjere dhe u shkateruan mijera banesa.
© Panorama.al











