Mbledhja informale e qeverisë, çfarë po diskutohet në ditën e dytë të takimit! Nga programi për 11 majin te emrat për kandidatët për deputetë, zbardhen detajet

Mar 8, 2025 | 16:28

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë është duke u zhvilluar mbledhja informale e qeverisë, e thirrur nga kryeministri Edi Rama.

1741360554_Screenshot1-750x375-1

Në ditën e dytë të mbledhjes, mësohet se po diskutohen strategjitë dhe programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, fokus i diskutimeve mbetet hartimi i një platforme që synon sigurimin e mandatit të katërt radhazi për PS-në, me projekte zhvillimore dhe objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda dekadës.

Gjithashtu, drejtuesit politikë të qarqeve kanë dorëzuar emrat e propozuar për listat e deputetëve.

Raportohet se këto emra do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS, që pritet të mbahet përpara afatit të 12 marsit.

© Panorama.al

Te lidhura