Mbledhja e Qeverisë/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i Qarkut të Vlorës

Jan 9, 2025 | 20:32

Plator Nesturi do të jetë prefekti i ri i qarkut të Vlorës. Emërimi i tij është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

plator nesturi

Nesturi zëvendëson në këtë post Vangjel Tavon, i cili mori drejtimin e Bashkisë së Himarës.

Ai ka qenë ambasador në Spanjë, teksa kohët e fundit e kemi parë shpesh në media në rolin e  analistit. Emri i tij është bërë sot në mbledhjen e qeverisë.

VENDIMI: 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

© Panorama.al

Te lidhura