Mbledhja e dy qeverive shqiptare dhe italiane, Rama: Ditë historike për Shqipërinë, i hapim rrugën 16 marrëveshjeve të reja

Nov 13, 2025 | 8:07

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qytetarët këtë mëngjes me një mesazh në rrjetet sociale, duke e cilësuar “historike” ditën e sotme për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.

shqiperi itali

Rama ndodhet në Romë, ku do  zhvillohet mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane. Sipas tij, takimi i nivelit të lartë synon të hapë rrugën për nënshkrimin e 16 marrëveshjeve konkrete bashkëpunimi, në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura