Mbetjet, Bino: Kthimi i ligjit nga Topi, akt politik

Oct 15, 2011 | 17:46
Zv. ministri i Mjedisit, Taulant Bino

TIRANË- Ministria e Mjedisit ka reaguar sot për mosdekretimin e ligjit për “Menxahimin e mbetjeve të ngurta” nga ana e presidentit të vendit, Bamir Topi, duke e quajtur kthimin mbrapsht të ligjit të paargumentuar dhe akuzuar presidentin se e ka bere vetem per qellime politike.

Zëvendësministri Taulant Bino ka deklaruar sot se ligji në fjalë nuk ka asnjë kundërshti me dispozitat dhe është në përputhje me ekspertizën e BE, duke marrë

parasysh edhe sugjerimet e ekspertëve më të mirë të vendit.

“Refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbeshtetje teë partise që ka krijuar ose që do të krijojë. Refuzimi është pengesë e Qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve, sipas standarteve të BE-së. Refuzimi lë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit që për ne të gjithë është i mangë”- ka thënë ai.

Sipas tij, refuzimi lë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual të menaxhimit të mbtetjeve, ndërkohë që PS po kundërshton një ligj të miratuar nga vetë ajo. “Refuzimi i Presidentit le ne fuqi pikerisht ligjin 9010 te vitit 2003 ‘Per Administrimin Mjedisor te Mbetjeve te Ngurta’ te miratuar nga Partia Socialiste. Le ne fuqi pikerisht nenin 26 te ligjit te mesiperm, nen i titulluar ‘Leja e Importit’ ku thuhet se ‘Ne Republiken e Shqiperise ndalohet importimi i mbetjeve per ruajtje, depozitim dhe asgjesim’. Le ne fuqi gjithashtu Vendimin e Keshillit te Ministrave te vitit 2003 ‘Per miratimin e rregullave dhe procedurave per importimin e mbetjeve per perdorim, perpunim e riciklim”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura