Mbështetësit e Veliajt bllokuan hyrjen e GJKKO, Bardhi: Policia lejon turmën të sulmojë ambientet e punës së gjyqtarëve e prokurorëve! Të shkaktohet…

Feb 12, 2025 | 22:43

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Shtetit, të japë dorëheqje dhe të ndiqet penalisht për shpërdorim detyre, pasi sipas tij po lejon turmën të sulmojë ambientet e punës së prokurorëve dhe gjyqtarëve të GJKKO.

protestuesit

Bardhi thotë se Policia nuk ka marrë masa për të për të garantuar rendin publik.

“Guximi i tij për të lejuar turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambinetet e punës gjyqtarë e prokurorë, është guxim prej krimineli që me ndërgjegjie shkel ligjin. Duhet ndëshkim, menjëherë!”, shprehet ai.

 

Reagimi i Bardhit:

Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik, duhet të shkarkohet e ndiqet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre.

Guximi i tij për të lejuar turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambinetet e punës gjyqtarë e prokurorë, është guxim prej krimineli që me ndërgjegjie shkel ligjin. Duhet ndëshkim, menjëherë!

© Panorama.al

Te lidhura