Një 43-vjeçar është arrestuar sot (18 qershor) në Tiranë pas operacionit të koduar “Guns”, pasi iu gjetën dhe sekuestruan një sasi armësh e municioni.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, në Vaqarr, policia bëri me dije se u gjetën 1 armë zjarri “Kallashnikov, AK-47”, 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.
“Si rezultat i një hetimi të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar për posedim të kundërligjshëm të disa armëve, u finalizua operacioni i koduar “Guns”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç”, bëri me dije policia e kryeqytetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
“Mbante në banesë, në fshatin Allgjatë, 2 armë, 2 krehra armësh dhe qindra fishekë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.
Sekuestrohen 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, krehrat dhe municioni.
Si rezultat i një hetimi të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar për posedim të kundërligjshëm të disa armëve, u finalizua operacioni i koduar “Guns”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.
© Panorama.al












