Ndotja, Berisha: Vendorëve do t’u pritet rroga

Oct 12, 2011 | 11:30

TIRANË- Duke e cilësuar cështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe kundër ndotjes emergjente, kreu i qeverisë ka kërkuar, jo vetëm angazhim konkret për pastërtinë, por ka deklaruar se do të merren masa të ashpra ndaj ndotësve dhe ndaj të zgjedhurve vendorë që nuk marrin masat e duhura.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha ka kërkuar nga ministri i Mjedisit të sjellë

sanksionet e rrepta ligjore për këtë cështje. “Do t’u presim rrogën personale qeveritarëve vendorë, inspektorëve po e po. C’kusur kanë panorët se kryetari nuk kujdeset për shëndetin e tyre, cështja është te jeta, parandalimi kundër sëmundjes më të rrezikshme”- tha Berisha.

Sipas tij, duhet mbajtur parasysh se sipas studimeve më të fundit, 40% e shkaqeve të vdekjeve te njerëzit janë pasojë e ndotjes së tokës, ajrit dhe ujit.

Ai ka kërkuar që në Tiranë, të bëhen matje dhe nëse ka tejkalime të ndotjes duhet biseduar me autoritetet vendore që të merren masa urgjente, krahas planit afatgjatë. “Nuk mund të helmojmë njerëzit. Tirana ka nevojë për punëra të mëdha për të krijuar një trafik tjetër, por emergjencës t’i përgjigjemi me emergjencë. Konsideroheni këtë dhe cështjen e mjedisit në cdo rast cështje emergjente”- tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura