Masakra e ‘Qafë- Gjashtës’,lihet i lirë Eduard Çipa

Oct 5, 2011 | 14:27

Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda duke lënë të lirë një nga të dënuarit e bandës së “Qafë- Gjashtës”. Apeli hodhi poshtë për mungesë provash, vendimin e Krimeve të Rënda që kishte dënuar me 15 vjet heqje lirie, shtetasin Eduard Çipa, duke e lënë atë të lirë.

Ndërka, Apeli la në fuqi vendimin e Krimeve të Rënda për të dënuarit e tjerë.

Gjykata për Krimet e Rënda kishte dënuar me një total prej 131 vjetësh heqje lirie të akuzuarit për ngjarjen e marsit 1997 në Qafë-Gjashtë, Sarandë, ku u vra e u dogj një polic dhe u mor peng një tjetër.

Dënimet

Vladimir Sinani
18 vjet
Nestor Sinani
15 vjet burg
Alqi Paguni
15 vjet burg
Edmond Sejko
6 vjet burg
Mikel(Flamur, Vladimir)  Kendezi, 15 vjet burg
Arben Kendezi
16 vjet burg
Agron Qurku
16 vjet burg
Aleksandër Bala            15 vjet burg
Ristan Lapa          pafajësi

Ngjarja e njohur si “masakra e Qafë Gjashtës” u shënua më 4 mars të vitit 1997. Katër punonjës të policisë së Vlorës, Sokol Bizhga, Gjergji Mehmeti, Eduart Alia dhe Myzafer Blushi udhëtuan drejt Sarandës për të rimëkëmbur komisariatin e policisë, të dalë jashtë funksionit. Gjatë kthimit, ata ranë në një pritë të armatosur. Në ngjarje u vra polici Gjergj Mehmeti, të cilit iu dogj më pas kufoma. Ndërsa u mbajt peng e u torturua polici Eduart Alija. Dy policët e tjerë mundën të largoheshin.

© Panorama.al

Te lidhura