Marrëveshja për pensionet si me Italinë! Rama kërkon votën e shqiptarëve të Greqisë: Në momentin që do anëtarësohemi në BE, pasaporta kuqezi do jetë njësoj me greken!

Mar 30, 2025 | 17:35

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim me shqiptarët e Greqisë në Athinë.

Screenshot_7

Teksa u kërkoi votën për zgjedhjet e 11 Majit, Rama tha se me PS-në në pushtet vendi ynë do të anëtarësohet në BE brenda 2030.

Kryeministri foli ndër të tjera edhe për njohjen e pensioneve.

Ai tha se për këtë ka 2 rrugë, e para të ndiqet procedura siç u bë me Italinë, dhe e dyta dhe më e thjeshta, me anëtarësimin në BE pasaporta shqiptare do jetë si ajo e Greqisë, e rrjedhimisht pensionet do të njihen mes dy vendeve.

 Edi Rama: Të bëjmë atë që bëmë me italianët, por ka dhe një rrugë tjetër që të gjithë ju të votoni te nr 5 dhe ne njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë në BE. Në momentin që bëhemi anëtarë të BE, pasaporta kuqezi do jetë e mjaftueshme dhe njësoj me pasaportën greke që nuk do ju duhet më fare.

© Panorama.al

Te lidhura