Marrëveshja PD-PS, OSBE: Një hap vendimtar

Nov 14, 2011 | 16:18

TIRANE- Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth përshëndeti vendimin e marrë sot nga mazhoranca dhe opozita për ngritjen e  komisionit për reformën zgjedhore, ate parlamentare dhe nje axhende për diskutimin e ligjeve me 3/5. Në një reagim të Wollfarth vetëm pak orë pas vendimit, thuhet se vendimi i marrë sot është një hap vendimtar për të ardhmen, dhe se OSBE shpreson të shohë miratimin të enjten në seancë plenare.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i prezencës së OSBE-së, Ëollfarth nëpërmjet një deklarate për shtyp tha se tani është koha që partitë politike të mbajnë fjalën, me veprime të vërteta dhe konkrete.

“Shqipëria ka nevojë urgjente për një reformë zgjedhore. Komisioni duhet të ngrihet sa më shpejt. I përgëzoj të gjitha palët për nivelin e dialogut ndërpartiak që është zhvilluar ditët e fundit. Tani, i nxis të gjithë të bëjnë edhe atë hap të mbetur, në mënyrë që procesi i reformës zgjedhore të mund të fillojë, më në fund.”- thuhej në deklaratën e OSBE-së.

Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen e së hënës ka miratuar ngritjen e  komisionit për reformën zgjedhore, ate parlamentare dhe nje axhende per diskutimin e ligjeve me 3/5.

Sipas Kuvendit, perberja do te jete e tille; nga maxhoranca do te kete 2 anetare te PD dhe nga nje per LSI, PDIU, PR. Ndersa nga opozita, 4 do te jete nga PS dhe 1 nga PBDNj

 

© Panorama.al

Te lidhura