Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Vladimir Putin: Shpresoj të çojë në stabilizimin afatgjatë të rajonit

Jan 17, 2025 | 16:47

Presidenti rus ka thënë se shpreson se armëpushimi në Gaza do të çojë në stabilizimin afatgjatë të rajonit.

putin

Duke folur në një konferencë shtypi, Vladimir Putin tha se ishte e rëndësishme të mos dobësohen përpjekjet drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që çon në krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Ai e bëri komentin pas nënshkrimit të një pakti bashkëpunimi me Iranin.

Zyrtarët rusë dhe iranianë thonë se “traktati gjithëpërfshirës i partneritetit strategjik” mbulon të gjitha fushat, nga tregtia dhe bashkëpunimi ushtarak tek shkenca, arsimi dhe kultura.

Irani është mbështetësi i Hamasit në Gaza dhe i disa grupeve të tjera militante në Lindjen e Mesme.

© Panorama.al

Te lidhura