Maradona dhe ndeshja legjendare me Anglinë, si e kujton masazhatori i tij personal

Jul 15, 2026 | 15:38

Salvatore Karmando, masazhatori personal i Diego Armando Maradonës gjatë Kupës së Botës 1986, ka rikthyer në kujtesë performancën historike të legjendës argjentinase kundër Anglisë, një ndeshje që mbetet ndër më të famshmet në historinë e futbollit.dfRivaliteti mes Anglisë dhe Argjentinës do të marrë sërish jetë në gjysmëfi nalen e Kupës së Botës 2026, ku dy kombëtaret do të luftojnë për një vend në fi nale. Argjentina synon të mbrojë titullin kampion, ndërsa Anglia kërkon t’i japë fund pritjes 60-vjeçare për një trofe madhor. Përballja do të vendosë përballë edhe Lionel Mesin dhe Herri Kejn, të cilët rivalizojnë për “Këpucën e Artë”.

Megjithatë, sa herë që këto dy skuadra përballen, kujtimet rikthehen te ndeshja e 22 qershorit 1986 në stadiumin “Azteca” të Meksiko Siti, ku përpara afro 120 mijë tifozëve, Maradona dhuroi një nga paraqitjet më të jashtëzakonshme të historisë. Fillimisht ai shënoi golin e famshëm me dorë, të njohur si “Dora e Zotit”, ndërsa pak minuta më vonë realizoi atë që u pagëzua si “Goli i Shekullit”, duke marrë topin pranë mesfushës dhe kaluar gjithë mbrojtjen angleze për të shënuar. Karmando, i cili kaloi mbi 30 vite në stafi n mjekësor të Napolit dhe u ftua nga vetë Maradona si masazhator i Argjentinës në Botërorin 1986, kujton fi llimin e asaj aventure.

“Në janar të vitit 1986, Diego më tha: ‘Bëhu gati, sepse do të shkojmë në Kupën e Botës’. Qëndruam pothuajse dy muaj në Meksikë. Ai donte që unë të isha pranë tij për ta ndihmuar të rikuperohej pas çdo ndeshjeje”. Sipas Karmandos, Maradona kishte parashikuar edhe golin e tij të famshëm. “Pas golit të dytë më përqafoi dhe më tha: ‘Ta thashë se do ta bëja dhe e bëra’. Madje para ndeshjes më kishte thënë: ‘Sot duhet të shënoj një gol të jashtëzakonshëm. Nuk e di si, por do ta bëj’. Dhe kështu ndodhi”. Ai shton se Maradona gjithmonë i realizonte ato që premtonte, duke kujtuar edhe një gol spektakolar që argjentinasi kishte shënuar me Napolin ndaj Juventusit nga një goditje indirekte brenda zonës.

“DORËN E ZOTIT”- Kur pyetet për “Dorën e Zotit”, Karmando përgjigjet me humor: “Të gjithë thonë se shënoi me dorë, por nuk është e vërtetë. Ai shënoi me kokë”, thotë ai duke qeshur. Pas triumfit në Botëror, Karmando udhëtoi me skuadrën në Argjentinë, ku, sipas tij, “rreth një milion njerëz po i prisnin për festë”. Kujtimi më i çmuar që ruan nga ai turne është një kopje e trofeut të Kupës së Botës.

“E mbaj në kasafortën e bankës dhe jo në shtëpi, ndaj nuk e shoh çdo ditë, por është krenaria ime më e madhe. Për mua, ai trofe përfaqëson Diegon”. Në fund, Karmando e përshkruan mikun e tij me fjalë prekëse: “Maradona ishte njeriu më i mirë në botë. Ishte një njeri i mrekullueshëm që ndihmoi shumë njerëz. Njerëz si Diego nuk ekzistojnë më”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura