Listat e votuesve, PS dorëzon padi në Prokurori

Apr 4, 2011 | 14:14

TIRANË- Partia Socialiste ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për atë që ajo e cilëson manipulim me dashje të listave të votuesve. Padia është dorëzuar sot nga deputetja e PS-së, Ledi Shamku dhe bëhet në adresë të kreut të minibashkisë 10 në Tiranë, Blendi Fuga dhe shefes së zyrës së gejdnejs civile, Marjeta Muca.

Pas daljes nga Prokuroria ku ka depozituar padinë në fjalë, Shamku ka deklaruar para gazetarëve se pushteti dhe qeveria nuk mund të luajnë më me vullnetin e shqiptarëve.

“Manipulimi në listat zgjedhore është bërë me dashje dhe mban firmën e këtyre dy personave, për të cilat edhe depozitiva këllëzimin penal”- tha Shamku, duke përsëritur se kandidati i PD-së për Tiranën dhe Berisha “ta harrojnë manipulimin e listave e për pasojë manipulimin e votës”.

© Panorama.al

Te lidhura