Sheshi qendror i Tiranës që mban emrin e një prej luftëtarëve më të medhenj evropianë, tashmë ka pranë tij të rreshtuara makinerinë ushtarake më moderne në botë në prezantuar edicioni e dytë të Panairit Ndërkombëtar për Mbrojtjen dhe Sigurinë i organizuar nga Klik Ekspo Group.
“Teknologjia jonë ushtarake nuk do të thotë që ne kërcënojmë apo duam të sulmojmë ndonjë shtet tjetër. Ne, thjesht demostrojmë forcën tone” , deklaroi dje Mate Raboteg, Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen i Kroacisë në Panairit Ndërkombëtar për Mbrojtjen dhe Sigurinë ALMEX 2011. Pavarësisht se ky zyrtar i lartë kroat ishte duke shprehur qëndrimin e shtetit që përfaqëson pas prezantimit spektakolar të prodhimeve të industrisë kroate, kjo deklaratë mishëron edhe intersat kompanive gjigande të vendeve anëtare të NATO-s që ofrohen në panair.
Që në hyrje të panairit në Muzeun Historik Kombëtar shikohen mjete të blinduara të teknologjisë së fundit ushtarake.
Por, në brëndësi të ambienteve të Muzeut ndeshesh menjëherë me prodhimet e fundit të kompanisë franceze Renault. Me gati 100 vjet eksperiencë, kompania RENAULT Trucks Defense paraqet mjetet e saj të blinduara dhe taktike. Renault Trucks Defense është e specializuar në ndërtimin e mjeteve të blinduara të cilat janë të përshtatshme për mbrojtje dhe lëvizje të shpejtë.
Në vijim prezantohet MAG FORCE INTERNATIONAL. Që prej 1953-it, MagForce ka arritur me sukses që të diversifikojë dhe zgjerojë gamën e produkteve, duke arritur që të ruajë origjinalitetin dhe dëshirat e klientëve. Kompania ofron produkte për mbrotje civile dhe ushtarake, duke pasur kështu kliente të shumtë në sektorin civil dhe ushtarak. Produktet janë nga mjetet për lundrim e deri të veshjet për situata dhe terrene të ndryshme, mjetet e ndihmës së shpejtë, apo pasije ndihmëse si fikëse zjarri apo ndriçues.
Me një histori dhjetra vjeçare që në nis nga shekulli i 17-të, në Tiranë është e pranishme në ALMEX dhe kompania Nexter. Me 2 mijë e 700 të punësuar, me 1.1 miliard euro shitje dhe rreh 600 milionë euro porosi për të kryer aktualisht, Nexter renditet ndër gjigandët europianë të prodhimit.
Polaket prezantohen me AMZ – Kutno Sp. z o.o.. Kjo kompani është lider në Poloni për shëndërrimin sipas kërkesave të klientëve të mjeteve të ndryshme. Kompania është krijuar në vitin 1999 dhe që prej atëherë ka korrur sukses në fushën ku operon. Kamionet e modifikuar për qëllime dhe detyra krejt të veçanta janë specialiteti i kompanisë polake POJAZDY SPECJALISTYCZNE. Kompania mund të marrë një mjet të thjeshtë dhe ta modifikojë duke e kthyer në një zjarrëfikse, mjet ushtrie apo ambulancë. Me sukses janë modifikuar mjete transporti të thjeshta që janë kthyer në autobote modernë, mjetet të ndihmës në rrugë apo të forcave policore. Gama e mjeteve të modifikuara është e gjerë dhe klientët janë forca ushtarake, policore, spitale, zjarrëfikëse apo kompani që ofrojnë ndihmë të shpejtë në rrugë. Bumar sp. z o.o. është një prej ndërmjetësve dhe furnizuesve kryesor në sektorin ushtarak në Poloni.
Prezantohen edhe të famshmit kompani italiane. Beretta është prodhuesi më i vjetër i armëve në botë, duke datuar aktivitetin prodhues që nga viti 1526. E drejtuar ende nga familja Beretta, kompania prodhon armë zjarri moderne dhe aksesorë vëzhgimi që janë të njohura botërisht për cilësinë dhe besueshmërinë.
ALIMARTY SRL, Kompania italiane e mirënjohur në hetime private dhe siguri vjen në panairin ALMEX 2011 në Tiranë. Kjo kompani ofron siguri për klientët e ndryshëm të cilët gjenden në situata jo të pëlqyeshme.
Kroacia në ALMEX 2011: Demostrojmë forcën tonë, jo kërcënojmë
Prezenca e kompanive kroate të njohura botërore është një ndër treguesit e seriozitetit dhe rëndësisë që edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar për Mbrojtjen dhe Sigurinë i organizuar nga Klik Ekspo Group, ka për Shqipërinë dhe vendet e rajonit. Në një intervistë, z. Mate Raboteg tregon detajet e vizitës së tij dhe rëndësinë
Ju gjendeni në Panairin ALMEX 2011, ku keni takuar dhe figura të larta të Forcave të Armatosura Shqiptare. Si i vlerësoni marrëdhëniet Shqipëri Kroaci përsa i përket fushës së Forcave të Armatosura?
Jam në Shqipëri dhe jam i gëzuar që gjendem në këtë panair ku marrin pjesë dhjetra subjekte, institucione dhe shtete. Shqipëria ka qenë dhe është konsideruar gjithmonë si një aleat i rëndësishëm për ne në rajon. Marëdhëniet tona duhet vlerësuar se janë shumë të mira. Trupat shqiptare dhe ato kroate kanë treguar se janë të afta të përballen me çdo detyrë paqeruajtëse apo luftimi.
A janë të nevojshme gjithë këto prodhime luftime, siç janë këto makineri të mëdha dhe armë të sofistikuara?
Të gjithë ne jemi pro paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Pavarësisht se, nuk kemi kërcënime për luftë apo konflikte të armatosura, Kroacia vijon të prodhojë në fushën e sigurisë.
Si e vlerësoni ALMEX 2011 dhe praninë e kompanive kroate këtu?
Vetë mjeti që ne kemi sjellë tregon se ky organizim ndërkombëtar është një ndër më seriozët në rajon. Ne kemi sjellë një mjet që është ndër më modernët që përdoret për transportim në forcat tokësore kroate. Përsa i përket Duro Dakovic, kjo kompani bashkëpunon me një kompani finlandeze. Kompania Duro Dakovic ka qenë një ndër prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Prodhimi i kësaj makine të tokësorisë është një nga mjetet më të avancuara për forcat tokësore











