FIER- Një fëmijë ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në spital, pasi u aksidentuan nga një makinë.
Ngjarja ndodhi në aksin Levan- Frakull, kur një automjet me targa të Fierit ka marrë përpara dy fëmijë të cilët po tentonin të kalonin rrugën.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 12 vjecar, ndërsa fëmija tjetër është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Policia ka identifikuar fillimisht automjetin dhe ka bërë menjëherë shoqërimin e drejtuesit në komisariat.











