
SHKODËR- Tre persona kane humbur jeten ne nje aksident te rende qe ndodhi mengjesin e sotem ne Shkoder. Aksidenti ndodhu ne afersi te ures se Bunës në hyrje të qytetit. Nga te dhenat e para mesohet se ne aksident u perfshi nje makinë e tipit ‘Reno Clio’ me targa AA 140 DX qe udhëtonte në rrugën nacionale.
Viktima mbeten Xhevahire Dibra 67-vjece dhe Satbere Delinova 59-vjece, të cilat udhëtonin në këtë urë kanë humbur jetën menjëherë, ndërkohë që ka humbur jetën edhe pasagjeri i automjetit Gezar Zaganjori, 22-vjecar.
Shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e automjetit, nderkohe qe policia po vijon hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.
© Panorama.al











